Këngëtarja e famshme kur ishte 14 vjeçe (Video)
Pak e mbajnë mend, por këngëtarja Era Rusi ka konkurruar në “Kënga Magjike” shumë vite më parë, që kur ishte vetëm 14 vjeçe.
Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” vetë këngëtarja kujton ato momente me nostalgji teksa përshkruan me detaje veshjen apo edhe modelin e flokëve. Era po ashtu tregon se ka përjetuar shumë keq dhe ka qarë kur nuk kaloi në finale, por siç tregon ajo, më vonë kuptoi se ishte artistikisht e papjekur për të kaluar menjëherë në natën finale.
https://youtu.be/hS4B6eW8T04?t=34m37s
“Unë kam qenë nga artistet e para që kam marrë pjesë në Kënga Magjike që në vitin 1999. Mbaj mend që kisha veshur një fustan të gjatë të bardhë. Flokët i kisha të shkurtra dhe kaçurrela. Kur shkova të nesërmen në shkollë më thanë se dukesha shumë e rritur në moshë dhe e kam përjetuar shumë atë. Nuk dola në natë finale dhe këtë e kam përjetuar sërish shumë keq, kam qarë, por në atë kohë mendoja se këngëtarët e vjetër nuk të linin të çaje, siç mendojnë sot artistët e ri. Por në fakt kuptova se isha artistikisht e papjekur për të kaluar menjëherë në natën finale”,
tha Rusi.
/tvklan.al