Këngëtarja e njohur shijon pushimet
Nicole Scherzinger është prej këngëtareve më të dashura dhe për momentin po shijon pushimet në ishullin St Lucia.
Ajo ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale ku duket thjesht e mrekullueshme.
Këngëtarja e Pussycaty Dolls vendosi t’u tregojë fansave perëndimin e diellit, ndërkohë që vetë qëndronte e shtrirë.
E veshur me një palë bikini të bardha 42-vjeçarja ia shton bukurinë pamjen piktoreske. Nicole ndodhet me pushime sëbashku me të dashurin, Thom Evans. /tvklan.al