Këngëtarja falenderon mjekët


Këngëtarja falenderon mjekët

07:40 05/05/2020

Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, ka bërë publike një shkrim të saj për një infermiere e cila ka bërë punë të guximshme dhe të shkëlqyer gjatë pandemisë COVID-19. Whitney Hilton është një fanse e këngëtares, e cila pati fatin të merrte një shkrim vlerësues nga Taylor.

Në letër, Swift tregoi përpjekjet e infermieres Hilton dhe kolegëve të saj për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve që po luftojnë me virusin vdekjeprurës.

Hilton, e cila punon në Ogden, në spitalin McKay-Dee të Utah, bëri një falenderim të veçantë në Twitter kundrejt këngëtares.

“Dua të falënderoj publikisht Taylor Swift për dërgimin e kësaj letre që përkon edhe për ditëlindjen time të 30- të. Kjo është dita më e mirë e jetës sime”, u shpreh ajo.

Taylor i ka dërguar asaj edhe disa bluza ku shfaqet vetë ajo. Kjo nuk është hera e parë që Swift që bënë të tilla gjeste. Një muaj më parë ajo i dhuroi 2 mijë dollarë një fanse, e cila kishte mbetur e papunë për shkak se restoranti ku ajo punonte u mbyll për shkak të pandemisë.

Klan Plus






Të ngjashme