Këngëtarja me pasuri 91 milion, jeton e izoluar mes maceve
Ajo konsiderohet si këngëtarja britanike më e pasur në historinë e muzikës, me një pasuri prej 91 milion paundësh.
Por 54-vjeçarja Enya, nuk preferon që të jetojë në botën e personazheve të njohur , duke shijuar privilegjet e famës.
Ajo jeton tërësisht e izloluar në një kështjellë në Dublin, nën shoqërinë e vetme, të maceve të saj.
Në dekadën e fundit, ajo mund të ketë bërë jo më shumë se dy dalje publike dhe njerëzit që e njohin mirë, e përshkruajnë atë “jo si një njeri gazmor”.
Një izolim jo vetëm social, por dhe muzikor shkuajnë mediat britanike, pasi Enya ka pranuar se nuk blen asnjë disk muzikor të artistëve të tjerë, me arsyen që ta mbajë muzikën e saj sa më origjinale të mundshme./tvklan.al