Këngëtarja merr titullin “Damë” nga Mbretëresha
Kanë kaluar 40 vjet që kur Olivia Newton John ka kënduar me John Travoltën këngën “You’re the one that I want”, në filmin tashmë shumë të popullarizuar “Grease”.
Megjithatë, emri i saj po qarkullon gjithmonë e më shumë në mediat ndërkombëtare për titullin e nderit që ka marrë nga Mbretëresha Elizabeth II.
Në nderimet e bëra me rastin e festave të fundvitit, ajo është vlerësuar për bamirësinë dhe shërbimet humanitare që ka ofruar gjatë këtij viti, aq sa ka rrëmbyer edhe titullin Damë.
E njohur me personazhin Sandy në vitet ’78 ajo ka arritur t’ia rrëmbejë zemrën të gjithëve.
Këngëtarja 71 – vjeçare e lindur në Australi tregon se sot ndihet krenare më shumë se kurrë.
“Jam kaq mirënjohëse dhe e nderuar që më bëtë pjesë të personave që janë vlerësuar për atë që kanë bërë gjatë vitit që po lëmë pas. Urime për të gjithë ato që kanë marrë një titull nderi. Keni krijuar një bazë të fortë në shoqëri dhe është fantastike të njihesh me progresin e punës suaj të madhe që këni bërë gjatë 2019”.
Olivia numëron shumë suksese. Ajo ka përfaqësuar vendin e saj, Mbretërinë e Bashkuar, në Eurovision, dhe ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe ka fituar disa çmime Grammy.
Pas gjithë këtyre sukseseve, këngëtarja 71 – vjeçare shihet e lumtur në krahët e bashkëshortit të saj John Easterling.
Klan Plus