Këngëtarja shqiptare zbulon lidhjen e re të dashurisë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është bukuroshja e përzgjedhur për datën 7 Dhjetor nga revista “Love”. Këngëtarja 27-vjeçare shfaqet tejet sensuale duke kërcyer në mënyrë provokuese në ritmin e këngës së saj “Anywhere”.
Rita shprehet se i pëlqen të pozojë çdo vit për këtë revistë. Thotë se argëtohet shumë dhe i kujton periudhën e festave. [caption id="attachment_339278" align="aligncenter" width="620"] Credit: LOVE[/caption] Këngëtarja me origjinë shqiptare u ka dhënë përgjigje edhe thashethemeve në lidhje me afrimitetin e saj gjatë Fashion Awards me boksierin McGregor. Ajo ka publikuar foto me të dashurin e saj, AndreWatt. Mendohet se çifti ka rreth një vit që janë në një lidhje, por e kanë mbajtur të fshehtë. Burimi : Klan Plus