Keni kryer marrëdhënie ditën e dasmës? 7 arsyet përse jo


Keni kryer marrëdhënie ditën e dasmës? 7 arsyet përse jo

23:20 07/07/2016

Nuk keni kryer marrëdhënie seksuale natën e dasmës ? Mos u ndjeni keq nëse përgjigja është jo. Më shumë se gjysma e çifteve të martuara britanike( 52%) nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale natën e  tyre të dasmës, sipas një sondazhi nga marka britanike “Bluebella”.

Ata kanë anketuar 1000 të rritur duke zbuluar se shumica kanë qenë shumë të lodhur dhe të dehur për të menduar edhe për seksin. Ndërsa një studim i vitit 2014 tregoi se 25% e të martuarve nuk e kanë konsumuar martesën ditën që ata janë martuar. Janë shtruar disa arsye që justifikojnë këto shifra.

1.Shumë të lodhur. Kjo ishte arsyeja e parë që gratë kanë dhënë për faktin se pse nuk kanë kryer marrëdhënie. Supozohej që kjo do ishte dita kur dhëndri dhe nusja të mendonin për njërin tjetrin por nusja mesa duket njërin sy e ka tek dhëndri dhe tjetrin tek nëna dhe babai.

2. Shumë të dehur. Kjo ishte përgjigja e preferuar nga dhëndrat. Shumica e tyre përfundojnë duke kërkuar shërbim për pica ose hamburger. Me asgjë që kanë konsumuar gjatë dasmës, nuk është çudi që të gjithë të përfundojnë në shtrat vetëm për gjumë.

3. Nuk ka nxitje. Natyrisht, duke qenë i dehur dhe i lodhur, mendja nuk do të jetë tëk seksi. Shumca e tyre e kanë bërë shumë herë më parë para se të mendojnë të martohen. Pra, për shumicën nuk është nata e humbjes së virgjërisë.

4. Kalimi i kohës me familjen dhe miqtë. Shumica prej nesh janë endacakë botërorë që jetojnë milje larg nga familjarët. E natyrisht, vëmendja do të jetë tek ata dhe nuk ka vend për erotizma.

5. Marrëdhënie më dikë tjetër. Studimi i vitit 2014 në Britaninë e Madhe gjeti se më shumë se gjysma e nuseve kishin fjetur me të paktën dy nga të ftuarit e dasmën, 32% me shokët e tyre.

6. Kjo është dita për dashurinë dhe jo për seksin. Disa kanë thënë që kjo ditë është e rëndësishme për jetën bashkëshortore jo vetëm për seksin por edhe për jetën familjarë ne vazhdimësi.

7. Gjithmonë është mëngjesi pas…Një e treta e çifteve të anketuar kanë thënë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në mëngjes në vend të natës./tvklan.al






Të ngjashme