Keqardhje për dhunën mes tifozëve
Kanë mbëtur pa fjalë për spektaklin e shëmtuar që kanë para në stadium. Futbollistë dhe stafet teknike të të dy ekipeve duan ta harrojnë sa më shpejt ngjarjen që shenjoi negativisht nisjen e sezonit.
Skënder Gega, trajner i Partizanit: “
Ndjej keqardhje. Është kulturë jo e mirë me sharje dhe ofendime. Duhet të jemi fair play brenda dhe jashtë”.
Deri pak javë më parë ishte në fushën e lojës me dorezat e portierin, ndërsa tashmë në rolin e drejtuesit të skuadrës Orges Shehi thotë se futbolli duhet të bashkojë.
“Shpreh keqardhje që ndodhin situata të tillë, futbolli duhet të bashkojë. Janë situata të pakëndshme”.
Fidan Aliti, futbollist i Skënderbeut:
“Ishte e vështirë për të gjithë. Janë pjesë e futbollit por nuk duhet të jenë. S’duhet të komentoj më shumë, s’është mirë që ndodhën”.
Përballjet mes tifozërive kanë qënë të pranishme vazhdimisht në sezonin e shkuar, veçanërisht në ndeshje vendimtare.
Tv Klan