Kërcënimi i ISIS: Do ta përgjakim natën e ndërrimit të viteve


Kërcënimi i ISIS: Do ta përgjakim natën e ndërrimit të viteve

19:24 29/12/2016

Militantët e Shtetit Islamik kanë premtuar se do të ndërmarrin sulme terroriste gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve në qytetet perëndimore.

Në një postim në rrjetet sociale, ata shkruajnë se sulmet me bomba do shkaktojnë kasaphanë në festat e fundvitit.

Një tjetër postim shoqërohej me foton e një Babagjyshi, i cili ndiqej nga pas nga një ekstremist me thikë.

isis-1

Ndërsa në një tjetër postim përfshihej edhe fjalia:

“Festimet tuaja janë kthyer në një fyshëbetetjë dhe në një zonë luftimesh. Ndaj, na prisni”.

Këto mesazhe u postuan në aplikacionin e mesazheve Telegram, nga grupi pro – ISIS, Nashir Media Foundation.

Kërcënimet vijnë pak kohë pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona.

Tuniziani Anis Amri plagosi me dhjetëra të tjerë, një masakër të cilën e mori përsipër ISIS./tvklan.al





Të ngjashme