Kërcënimi ndaj Arabisë Saudite: “Ju rrafshojmë plotësisht përveç Mekës dhe Medinës”
Ministri iranian i Mbrojtjes ka kërcënuar Arabinë Saudite të mos përpiqet të zhvendosë konfliktin në Iran ose ndryshe në Arabinë Saudite nuk do të mbetet “gur mbi gur”, përveç se në dy qytetet e shenjta për myslimanët.
“I paralajmërojmë ata të mos bëjnë gjëra injorante, por nëse bëjnë, ne nuk do të lëmë asnjë pjesë të paprekur (të Arabi) përveç se në Mekë dhe në Medine”, tha Ministri iranian i Mbrojtjes, Hossein Dehghan, i cituar nga “Reuters”.
“Ata mendojnë se mund të bëjnë diçka ngase kanë forca ajrore”, tha ai, duke iu referuar bombardimit të Jemenit nga Arabia Saudite, ku në objektiv janë vënë fiset Houthi të mbështetura nga Teherani.
Komentet e ministrit iranian vijnë pas atyre të Princit Saudit Mohammed bin Salman, i cili tha të martën se beteja për influencë mes Riadit dhe Teheranit mund të bëhej “brenda Iranit, jo në Arabinë Saudite.”
Në një intervistë të rrallë, Princi 31-vjeçar, i cili është emëruar si pasues i Mbretit Salman, foli rreth vizionit të tij rreth Iranit modern. Duke folur rreth asaj që e quajti “etje” të Iranit për të kontrolluar botën islamike, Princi tha se “Ne nuk do të presim derisa beteja të zhvendoset në Arabinë Saudite, por do të punojmë që beteja të jetë në anën e tyre, brenda Iranit, jo në Arabinë Saudite.”
Irani dhe Arabia Saudite janë përplasur vazhdimisht vitet e fundit në Siri dhe Yemen, ku të dy shtetet mbështesin palët ndërluftuese. Arabia Saudite është një shtet suni dhe mbështet opozitën në Siri, ndërsa Irani mbështet popullatën Presidentin Shiit Bashar Al-Asad./tvklan.al