Kërcënimi ndaj Nazime Vishës, 22 – vjeçarja tërhiqet nga kërkesa për urdhër – mbrojtje
Gjykata e Tiranës nuk ka pajisur me urdhër – mbrojtje Nazime Vishën, pas kërcënimit që mori në telefon nga bashkëshortja dhe djali i Fiqiri Muçës, të cilin ajo e vrau në Gusht të vitit 2012.
22 – vjeçarja u paraqit në Gjykatë me gjyshen e saj, ndërsa seanca u zhvillua në zyrën e gjyqtares Irena Hoxha, larg vëmendjes së medias.
Në fund të seancës, Nazime Visha është larguar nga dera e pasme e Gjykatës, prej nga dalin edhe të arrestuarit.
Gjykata e Tiranës nuk sqaron arsyet se përse refuzoi urdhërin e mbrojtjes për Nazime Vishën. Jo zyrtarish, mësohet se vetë 22 – vjecarja është tërhequr nga kërkesa e saj, pa dhënë shumë detaje.
Ditën e martë, policia njoftoi se Nazime Visha kishte kërkuar mbrojtje, pas kërcënimit me një mesazh të Mynyre dhe Ervis Muçës.
Ajo u lirua nga burgu pak javë më parë pas faljes së akorduar nga Presidenti.
Tv Klan