
Kërcënohen me jetë 2 politikanët gjermanë
Kërcënohen me vrasje 2 politikanët gjermanë Xhem Ozdemir dhe Claudia Roth. Mendohet se politikanët ekologjistë kanë marrë një email nga ekstremistët e djathtë muajin e kaluar, ku theksohet se ata janë pjesë e listës së personave që do të vriten.
Sipas mediave gjermane, në fund të Tetorit Ozdemir ka gjetur një email në inbox nga grupi i quajtur Divizioni i Armëve Atomike të SHBA-së. Ai thotë se gjuha e përdorur nuk nënkupton thjeshtë ofendime, por kërcënime të vërteta. Ozdemir ka njoftuar menjëherë Zyrën Federale Kundër Informalitetit, si dhe Policinë e Bundestagut. Ai tregon se e ndjen veten të sigurt në duart e Zyrës Federale. I njëjti rrjet ka kërcënuar edhe politikanen Roth.

Të dy politikanët e kanë marrë shumë seriozisht këtë deklaratë, ndaj autoritetet vendase kanë reaguar menjëherë dhe kanë shtuar masat e sigurisë. Kjo nuk është hera e parë që Ozdemir dhe Roth kërcënohen me vrasje.
Klan Plus