Kërcënohet 24-vjeçari: Pas zgjedhjeve do të kesh probleme
Një 24-vjeçar në Kavajë është kërcënuar nga dy persona ditën e sotme, të cilët i ka identifikuar dhe i ka denoncuar në polici.
Zyrtarisht Policia e Kavajës thotë se ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar. Ata janë me iniciale A.S 59 vjeç dhe B.Xh 30 vjeç.
Sipas denoncimit në polici të 24-vjeçarit me iniciale T.P, tek “nënstacioni elektrik” pranë tij ka ndaluar një automjet ku nga kanë zbritur dy personat e sipërpermendur.
Ai u ka thënë hetuesve se 59-vjeçari me iniciale A.S e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se pas zgjedhjeve do të ketë probleme. /
tvklan.al