Kërcënohet Ministrja Shuli – (24 Korrik 1999)


Kërcënohet Ministrja Shuli – (24 Korrik 1999)

14:23 24/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kërcënimi i tipit mafioz me dy plumba në zarf. Kjo i ndodh kreut të Ministrisë së Punës dhe Transportit Ingrid Shuli. Ministria e saj mjaft e përfolur ditët e fundit sidomos nga liderët e PAD, Preç Zogaj dhe Neritan Ceka. Këtë kërcënim të dy ditëve më parë vetë ministrja Shuli e bënë publike sot përmes medias.

Ingrid Shuli, Ministre e Transportit:- “Dy ditë më parë më është dërguar një zarf në të cilin kërcënohem me vdekje. Për të bërë më bindës kërcënimin në zarf kishte dhe dy plumba”.

Pas kësaj vetë ministrja deklaratat e ndonjë politikani ditët e fundit i ka cilësuar si të nxituara.

Ingrid Shuli, Ministre e Transportit:- “Deklaroj publikisht se të gjitha llojet e komenteve, akuzave, shpifjeve dhe kërcënimeve në adresën time nuk kanë lidhje me asgjë personale, por me faktin se në institucionin tonë janë të lidhura interesa të mëdha ekonomike, që shpesh kanë koperturë politike. Dua të ritheksoj edhe njëherë angazhimin maksimal timit dhe të stafit që unë drejtoj për të punuar me ndershmëri dhe përkushtim për interesat e vendit duke mos u tërhequr përpara asnjëlloj presioni”.

Sipas Shulit, Ministria e Transportit është e angazhuar të mos toleroj asnjë shkelje ligjore. Sfida më e madh për të është të ndërtoj shtetin dhe të respektoj ligjin. Ndërkohë që kanë filluar hetimet mbi autorin e këtij  kërcënimi të parë të këtij lloji ndaj një ministry në Shqipëri, Shuli është parë të ruhet sot jo më nga dy badigardë por numri i tyre është trefishuar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme