Kërcënohet nënkryetarja e qendrës së votimit në Cërrik
Nënkryetarja e një qendre votimit në fshatin Shalës të Cërrikit është kërcënuar nga një qytetar.
Policia njofton zyrtarisht se nënkryetarja e KZAZ nr.46, me iniciale M.M., ishte thirrur për një çështje pune nga Komisioni i Qendrës së Votimit.
Por ajo jashtë ambienteve të qendrës dyshohet të jetë kërcënuar me fjalë nga qytetari me iniciale Y.P., që kishte shkuar për të votuar.
Ai është shoqëruar në komisariat nga policia për t’u marrë në pyetje. Pas këtij rasti, procesi i votimit vijon normalisht./
tvklan.al