Kërcënoi dhe dhunoi të renë, arrestohet 30-vjeçarja

Kërcënoi dhe dhunoi të renë, arrestohet 30-vjeçarja

11:41 25/08/2020

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 30-vjeçaren M.Gj., 30 vjeçe pas videos së bërë publike në rrjetet sociale ku ajo shfaqet duke kërcënuar dhe dhunuar një vajzë të re.

Sipas policisë, ajo e ka dhunuar të renë me iniciale B.Rr, një javë më parë më 18 Gusht. Pasi i ka bërë këtë, e ka dhunuar dhe çdo gjë e ka filmuar.  Videon më pas e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

Ka qenë vetë e dëmtuara në këtë ngjarje që ka kallëzuar 30-vjeçaren.

Informacioni i policisë:

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat  kompjuterike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj. 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrjetet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin social Instagram shtetases B. RR.

Të ngjashme