Kërcënoi me jetë pasagjerët e furgonit, kapet nga policia


Kërcënoi me jetë pasagjerët e furgonit, kapet nga policia

09:02 26/12/2016

Kapet nga policia e qytetit të Kavajës, Ferdinand Rapaj, pasi ka kërcënuar 20 pasagjerët me të cilët ishte në furgon. 48- vjeçari, banues në Vlorë ka qenë duke udhëtuar si pasagjer bashkë me rreth 20 persona të tjerë në një mjet tip “Volksëagen”.

Rapaj ka qënë i ulur në sediljen e parë paralel me drejtuesin e mjetit, kur gjatë lëvizjes në superstradë në afërsi të fshatit Blerimaj të qytetit të Kavajës, dyshohet të ketë nisur të flasë përçart dhe ka kërcënuar pasagjerët e tjerë duke ju thënë; – “Më njihni ju mua. Unë ju vras të gjithëve” dhe ka kapur timonin duke e devijuar mjetin, dhe si pasojë e kësaj mjeti është përplasur me trafikndarësen, e cila ka penguar daljen e tij jashtë rrugës që do të kishte sjellë edhe pasoja në jetë njerëzore. Drejtuesi i mjetit është munduar të mbajë kontrollin e tij dhe ka arritur ta ndalojë mjetin.

Pasi mjeti ka ndaluar, Rapaj ka tentuar të largohet por është mbajtur nga pasagjerët dhe më pas arrestuar nga policia.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë”./tvklan.al






Të ngjashme