Kërcënoi shpërthimin e dyqanit me bombol gazi


Kërcënoi shpërthimin e dyqanit me bombol gazi

16:03 28/12/2020

Forcat RENEA ndërhyjnë me gaz lotësjellës, arrestohet i riu

Ka zgjatur pak minuta kërcënimi i një të riu i cili u mbyll në një dyqan dhe kërcënonte se do të shpërthente një bombul gazi në lagjen Isa Boletini në qytetin e Vlorës.

Ka qenë policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë bërë të mundur neutralizimin e të riut me gaz lotsjellës.

Pavarësisht negociatave ai nuk pranoi të dilte nga dyqani ku ishte izoluar. FNSH ndërhyri forcërisht duke shembur derën për ta arrestuar.

30-vjeçari, i cili u kërkoi të gjithëve të largohen, sipas dëshmitarëve kishte probleme mendore dhe prej disa ditësh kurohej nga mjekët.

Sipas tyre, ai kishte halucionacione se do e vrisnin me snajper nga pallati përballë por deri më tani nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen.

Tv Klan






Të ngjashme