Kërcënon VMRO: Zgjedhje të reja ose destabilizim

Presidential candidate of ruling VMRO-DPMNE Gjorge Ivanov (R) greets his supporters next to Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski during an election campaign rally in Veles April 25, 2014. Macedonians will cast their ballots on April 27 in the second round of the presidential vote, overshadowed by the general elections. Macedonian voters look likely to hand conservative Gruevski a third term in a snap parliamentary election on Sunday, opting for relative economic stability and shrugging off opposition claims of creeping authoritarianism. REUTERS/Ognen Teofilovski (MACEDONIA - Tags: POLITICS ELECTIONS)

Kërcënon VMRO: Zgjedhje të reja ose destabilizim

11:03 30/01/2017

Pas dështimit të marrëveshjes me BDI-së, VMRO-DPMNE  ka dalë me një thirrje, përmes të cilës kërkon zgjedhje të reja parlamentare.

“VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” si fitues në zgjedhjet e fundit, e cila morri përkrahje më të madhe të qytetarëve dhe fitoi numër më të madh të deputetëve, vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, dhe jo thellimin e saj, dhe se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur, ndërsa është në plan të parë në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjen e reformave në prioritet të parë”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre çdo vendim tjerë vetëm do të sjell konflikte të reja dhe probleme në shoqërinë “edhe ashtu të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të realizimit të programeve, cila do qofshin  ata”.

“Është e qartë se dikush dëshiron të neglizhohet vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të fus Maqedoninë në një faze të pasigurt nga zhvillimi i saj. VMRO-DPMNE ngelet në pozitat e saj principiele në lidhje me interesa strategjike dhe dekretin e shpallur më 17 dhjetor 2016-të”, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së, pas vendimit të BDI-së, për të mos bërë koalicion me VMRO-në. (INA)

 






Të ngjashme