Kërcënonte bashkëshorten, 53-vjeçarit i gjendet pistoletë me silenciator
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 53-vjeçar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu u njoftuan për një konflikt në familje në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës. Sapo shkoi në vendngjarje, policia arrestoi 53-vjeçarin me iniciale R.Sh., i cili kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kishte kërcënuar me armë.
Atij iu sekuestrua një pistoletë me silenciator, ndërsa ju referuan materialet për dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al