Kërkesa e Ruçit diskutohet në Këshillin e Legjislacionit
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është thirrur në një mbledhje pasditen e sotme nga kryeparlamentari Ilir Meta, si përgjigje për letrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Ruci në letrën prej 7 faqesh i kërkonte kryeparlamentarit të njoftoje Kuvendin, në seancën më të parë, për projektligjet që po diskutohen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, si pjese e ndryshimeve Kushtetuese të miratuar nga ky komision me qëllim shqyrtimin e tyre në seance plenare gjatë muajit korrik.
Po ashtu Ruçi kërkonte dhe përfshirjen në kalendarin e Kuvendit të shqyrtimit dhe miratimit të projekt-amendamenteve kushtetuese, së bashku me 7 projektligjet përkatëse.
Kërkesën e dytë duhet ta shqyrtojë Konferenca e Kryetarëve për të cilën administrata e Kuvendit nuk ka marrë asnjë njoftim nga kryeparlamentari për ta thirrur.
Por në mesdite u njoftua për mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ku pritet të diskutohet mbi interpretimin e rregullores se Kuvendit nëse ndryshimet kushtetuese do të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve apo quhen të ezauruara nga Komisioni i Posaçëm i reformës në drejtësi.
Komisioni i Posaçëm e miratoi javën e shkuar draftin vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa në fundin e javës 33 deputet të maxhoracës firmosen një nismë ligjore për draftin e ndryshimeve kushtetuese. /TV KLAN