Kërkesa për arrestimin e Tahirit/ Lulzim Basha tregon “kush është Edi Rama”


Kërkesa për arrestimin e Tahirit/ Lulzim Basha tregon “kush është Edi Rama”

14:56 20/10/2017

Kryetari i Partisë Demokratike ka sulmuar Kryeministri Edi Rama që po bën çfarë të mundet për të shpëtuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke ju referuar mbledhjet të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Basha thotë se Kryeministri Rama ka futur në burg njerëz për mospagesë dritash, ndërsa po mbron Tahirin të kapur në flagrancë për trafik droge.

“Ky është Edi Rama: Ka futur njerëz për mospagesë dritash në burg ku janë vetëvrarë, ka futur në burg qytetarë të varfër për ca tulla mur të shtuar pa leje. Dhe do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të gjithë botës nga Antimafia italiane në trafik droge dhe armësh. Ky është narkoshteti. Kjo duhet të marrë fund”,

shkruan Lulzim Basha në Facebook. /

tvklan.al






Të ngjashme