Kërkimet në Thumanë, nxirret edhe trupi i pajetë i kryefamiljarit Çupi (Video)
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat trupin e pajetë të Hajredin Çupit nga rrënojat e Thumanës.
Kryefamiljari ishte lokalizuar nën gërmadha mbrëmjen e së martës, por forcat e emergjencës nuk kishin mundur ta nxirrnin, gjë që është bërë e mundur sot.
Ndërsa gjatë mëngjesit të ditës së sotme, nga gërmadhat e pallatit të shkatërruar u nxorr edhe trupi i pajetë i djalit të tij Kelment Çupi.
Nga familja Çupi ka humbur jetën edhe bashkëshortja e Hajredin Çupit, ndërsa për fat të mirë ka mundur të shpëtojë djali tjetër i tyre 30-vjeçar, i cili ndodhet tek Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. /tvklan.al