Kërkimet për avionin e humbur zbulojnë diçka të pabesueshme
Dy pjesë anijesh të gjetura gjatë një kërkimi të dështuar për fluturimin 370 të Malaysia Airlines ishin të një anije tregtare që u fundos në shekullin e 19, thanë kërkuesit.
Anija e zbuluar 2.300 km në Perëndim të Australisë, u përcaktua nga ekspertët si një pjesë e vogël e anijeve britanike që mbante dikur qymur.
Ekspertët u ndeshën me rrënojat e anijes gjatë kërkimeve në fund të Oqeanit Indian në vitin 2015.
Vendndodhja e avionit MH370 mbetet mister për më shumë se katër vjet pasi u zhduk, duke mbajtur 239 njerëz, në itinerarin mes Kuala Lumpur, Malajzi dhe Pekin.
Sipas BBC, një nga anijet, e gjetur në dhjetor 2015, u identifikua si një barkë hekuri.
Dr Ross Anderson, përgjegjës i arkeologjisë detare nga Muzeu i Australisë Perëndimore, tha se ka të ngjarë që mbetjet t’i përkasin një nga këto tri anije: West Ridge (humbur në vitin 1883), Kooringa (humbur në 1894) or Lake Ontario (humbur në 1897).
Ai tha se ekipi i tij nuk mund të jetë i sigurt për identitetin e anijeve për shkak të regjistrimeve të paplota historike.
Mbetjet e anijes u gjetën gjatë kërkimit zyrtar të MH370 nga Australia, Malajzia dhe Kina. Misioni i pasuksesshëm përfundoi në janar 2016 pas 1,046 ditësh./tvklan.al