
Kërkohej nga policia, pranga 40-vjeçarit
Një person është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte i dënuar nga Gjykata e Lezhës me 3 vjet e 10 muaj burg. Eduard Frroku, 40 vjeç, banues në Lezhë ishte i shpallur në kërkim për “Vjedhje me armë”.
Në momentin e arrestimit 40 vjeçari ishte duke ecur me automjet pa leje drejtimi, dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndalur duke u larguar me shpejtësi, duke u prangosur disa minuta më vonë.
Arrestimi i Eduard Frroku u bë pasi Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë e ka shpallur në kërkim për veprën “Vjedhje me armë” dhe Gjykata Lezhë e ka dënuar me 3 vjet e 10 muaj heqje lirie./tvklan.al