Kërkohet dëmshpërblim për miliona përdorues të Apple
Gjigandi amerikan Apple përballet me një sërë padish penale. Problemet që kanë shfaqur iPhone 6, dhe 6 S, iPhone SE dhe në disa raste edhe iPhone 7 kanë çuar në ngritjen e 8 padive penale.
Përmes tyre kërkohet që të merren masa për të dëmshpërblyer miliona përdorues të celularëve në mbarë botën.
Smartphone-t shfaqnin probleme me disa prej programeve të tyre që funksionojnë në mënyrë të ngadaltë. Probleme ka shfaqur edhe jetëgjatësia e baterisë. Shumë përdorues të celularëve janë shprehur se celularët u fikeshin nesë nuk bënin përditësimin e software-it.
Pasi është vënë në dijeni për këto padi kompania Apple nuk ka patur asnjë reagim.
Klan Plus