Kërkohet përjashtimi i Skënderbeut me 10 vite jashtë Europës


Kërkohet përjashtimi i Skënderbeut me 10 vite jashtë Europës

14:10 15/02/2018

Inspektorët e UEFA kërkojnë që Skënderbeu të përjashtohet për 10 vjet nga kompeticionet ndërkombëtare si dhe gjobitet me 1 milionë euro pas dyshimeve se është përfshirë në trukim të rezultateve të ndeshjeve në grupin e Europa League.

Inspektorët e komisionit të disiplinës dhe etikës së UEFA-s i kanë kërkuar vetë komisionit të deklarojë përjashtimin për 10 vite të Skenderbeut si dhe gjobitjen për shkak të dyshimeve.

Kërkesa është bërë më 7 shkurt, ndërsa pritet një vendim i mundshëm nga ana e komisionit të disiplinës dhe etikës pas rekomandimit të dy anëtarëve të komisionit njëri prej tyre ekspert bastesh dhe tjetri jurist.

Pritet që zyrtarë të klubit korçar të dalin me një reagim zyrtar për këtë ngjarje. Gjithashtu edhe Federata e Futbollit do të ketë një qëndrim.

Tv Klan






Të ngjashme