Kërkohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë (04 Janar 2012)


Kërkohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë (04 Janar 2012)

14:25 04/01/2012

Korporata Energjetike e Kosovës kërkon rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Dy herë të tjera kjo kërkesë është refuzuar. Por këtë vit, duke u bazuar në rregulloren e re të Zyrës Rregullatore të Energjisë, përgjigjja pritet të jetë pozitive.

Rregullorja krijon mundësinë për rritje te tarifave dhe parashikon që çmimi mund të përcaktohet në bazë të nivelit të humbjeve. Zyrtarë të korporates thonë se me tarifat ekzistuese, prej fillimit të vitit të ardhshëm Korporata mund të mos arrijë të mbulojë më koston e prodhimit dhe shpenzimeve operative, edhe për shkak se nuk do të ketë subvencione nga Qeveria.

Zëdhenësi i KEK, Viktor Buzhala shprehet: “Realisht qysh në start, ne nuk mund të mbulojmë prodhimin dhe të gjitha shpenzimet operative me tarifat ekzistuese kjo ka qenë arsyeja se përse ne vazhdimisht kemi kërkuar rritje.Bordi i Zyrës së Rregullatorit dy vitet e fundit nuk e ka miratuar kërkesën tonë për ngritje graduale të çmimit të energjisë. Rritja ka qenë zero, do të thotë është vazhduar me tarifa të njëjta sikurse që kanë qenë të vendosura edhe në vitin 2009, dhe kjo sjellë pastaj vështirësi të mëdha, sepse në kohën kur të privatizohet KEK-u mund të vije deri te një kërkesë shumë e madhe për ngritje të çmimit.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se ngritja e tarifave të energjisë elektrike bëhet me qëllim që Distribucioni i Korporates Elektroenergjitike të Kosovës të bëhet sa më terheqes për investitorët e huaj. Ndaj edhe edhe qeveria duket se e përkrah rritjen e cmimit./tvklan.al






Të ngjashme