Kërkoi të shpëtonte gruan, ajo dhe i dashuri shqiptar e rrahin brutalisht
U përpoq të mbronte një grua që po grindej me të dashurin, por dyshja është kthyer kundër tij dhe e ka rrahur brutalisht.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Prato, në Firenze, Itali dhe i lënduari është një qytetar italian 38-vjeçar, ndërsa agresorët një vajzë rumune 29-vjeçare dhe i dashuri i saj shqiptar 26-vjeç.
Ka qenë një karabinier jashtë shërbimit që ka parë ngjarjen, ku 38-vjeçari rrihej me shkelma dhe grushta dhe ka ndërhyrë për ta shpëtuar.
Më pas ai ka ndjekur dy agresorët dhe i ka kërkuar një makinë patrulle për t’i ndaluar.
Nga zbardhja e ngjarjes, është zbuluar se italiani dhe dy agresorët njiheshin me njëri-tjetrin dhe se të tre kishin probleme me varësinë nga droga.
38- vjeçari edhe një herë më parë kishte dalë në mbrojtje të gruas dhe duket se kjo herë e dytë, i ka pëlqyer as 29 – vjeçares rumune.
I lënduari ndodhet në spital me disa fraktura dhe në pritje të një operacioni, ndërsa çifti është arrestuar nga forcat e rendit./tvklan.al