Kërkojnë pagat e 2 muajve, lojtarët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen


Kërkojnë pagat e 2 muajve, lojtarët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

20:45 19/11/2020

Për të dytën herë në pak muaj lojtarët e Kukësit refuzuan të stërviten. Mesditën e sotme futbollistët kanë dalë të gjithë në fushën e përgatitjeve, por kanë refuzuar të zhvillojnë seancën nën urdhrat e stafit teknik, pasi kërkojnë pagat. Televizioni Klan ka mësuar se klubi i detyrohet dy muaj të gjithë lojtarëve.

Burime pranë lojtarëve bënë të ditur se nëse klubi nuk reagon brenda dy ditësh, futbollistët nuk do të paraqiten në ndeshjen e radhës në kampionat.

Në Durrës ndaj Teutës mund të udhëtojnë të rinjtë e klubit. Situatë e tillë ishte edhe më 22 Qershor, por gjendja u zgjidh mjaft shpejt nga klubi verior.

Drejtuesit e klubit të Kukësit pretendojnë se këtë sezon do të rivalizojnë për titullin kampion.

Tv Klan






Të ngjashme