“Kërkuam ujë të pijshëm, por plasi sherri. Më pas policia…”
“Historia ime”, ditën e sotme ka sjellë historinë e vështirë të familjes Spahiu. Mjaftoni Spahiu ka rrëfyer në studio se në vitin 1989, ajo ishte martuar me Fatmir Spahiun dhe fryt i kësaj martese ishin dy vajzat e tyre. Gjithçka ishte duke shkuar mirë në jetën e tyre deri në vitin 1999, kur Fatmiri përfshihet në një konfikt me banorët e fshatit ngjitur me të, për çështjen e ujit. Konflikti arriti deri në polici. E kërkuan, por ai nuk u përgjigj asnjëherë thirrjeve të tyre, deri në momentin kur ata shkuan dhe e arrestuan.
Mirela Milori: Kur u martove me Fatmirin?
Mjaftoni Spahiu: Në ’89, deri në ’99 ishim mirë, pastaj s’ishte dhe mirë ai.
Mirela Milori: Patët fëmijë nga kjo martesë?
Mjaftoni Spahiu: Po dy vajza.
Mirela Milori: Çfarë moshe janë vajzat tani?
Mjaftoni Spahiu: Tani e madhja është 29, e vogla 24.
Mirela Milori: Çfarë ndodhi në vitin ’99, që ti thua që ishte një vit jo i mirë për ju?
Mjaftoni Spahiu: Në ’99 filloi nuk ishte mirë psikologjikisht vetë ai. Kishte ujë të pijshëm atje në Vërzez dhe e donim për bagëtinë, kërkuam tek një fshat aty për të marrë, këta nuk donin dhe hyri sherri pastaj.
Mirela Milori: Pati një konflikt?
Mjaftoni Spahiu: Me shtetin pastaj. E kërkonin në polici ky nuk shkonte, i dërgonin letër ata. Pastaj ata erdhën 7 policë lart. Nga ajo që ai kishte një të njohur nga ata policët, që kishte qenë ushtar, thoshte pse nuk erdhi vetë të sqarohej, por mori 7 policë dhe erdhi lart dhe ju doli me armë.
Mirela Milori: Në vitin ’99 fillon një konflikt personal me një familje tjetër. Shfaqi shenja paranoje në këtë periudhë Fatmiri? Ishte psikologjikisht i rënduar thua ti?
Mjaftoni Spahiu: Po psikologjikisht i rënduar.
Mirela Milori: Çfarë shenjash kishte në këtë rëndesë?
Mjaftoni Spahiu: Nuk duronte dot, por nuk kishte dhunë, nuk shtynte me dorë, por pas kësaj fillon dhe mbante dhe bomba me vete.
Mirela Milori: Kur ndalohet nga policia?
Mjaftoni Spahiu: Nga policia pas një viti.
Mirela Milori: Domethënë në vitin 2000? Sa kohë qëndroi në polici?
Mjaftoni Spahiu: Një ditë e mbajtën, një natë.
Mirela Milori: Pse e ndaluan, me çfarë akuze?
Mjaftoni Spahiu: Ja për atë që nuk e lejonin të merrte ujin e pijshëm dhe na doli me armë./tvklan.al