KESH, çështja e dritave ende e pazgjidhur – (28 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sot është e diel, nisur nga fakti se Tirana ka përjetuar një natë errësirë dhe është gdhirë pa energji elektrike, shkuam të shohim se sa po punohet për t’i kthyer qytetarëve atë që iu mungon, energjinë elektrike. Rojet tek Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, thonë se drejtori i KESH-it është në Greqi për të zgjidhur situatën, të tjerët janë shpërndarë në pika të ndryshme.
Duke e ditur se problemet e Tiranës i zgjidh një filial i veçantë i qytetit, shkuam edhe aty. Në këtë ndërtesë nuk gjendet asnjë punonjës, vetëm roja. Shkuam në të gjitha institucionet nga mund të na vijë energjia, ndalojmë tek Ministria e Ekonomisë dhe Privatizimit, nga varen këto drejtori. Edhe këtu roja nuk mungon dhe mësojmë se të vetmit që janë dukur në këtë institucion kanë qenë ministri dhe zëvendës ministri. Shpresojmë që të gjithë këta të jenë në ndonjë hidrocentral duke zgjidhur çështjen e dritave./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti