KESH: Debitorë janë jo vetëm familjarët, por edhe instituionet – (3 Nëntor 2000)


KESH: Debitorë janë jo vetëm familjarët, por edhe instituionet – (3 Nëntor 2000)

11:10 03/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Vetëm me paratë borxh që i kanë konsumatorët KESH-it, do të ishte ngritur një lagje me pallate shumë katesh ose një hidrocentral. Mbi tetë miliard lekë është detyrimi i qytetarëve në të gjithë Shqipërinë. E si të mos mjaftonte kjo borxhe kanë shumë edhe firmat private, por edhe shteti i ka borxh shtetit.

Vetëm institucionet buxhetore kanë 357 milion lekë të reja borxh. Firmat private kanë 6.13 milion lekë të reja dhe jo buxhetorët si ujësjellësit, miniera, kanë 1.8 miliard lekë. Po pavarësisht nga këto humbje të mëdha, masat janë të lehta. Kodi penal, parashikon gjobë, por edhe tre vite burg, nëse vjedh energji, por gjykata asnjëherë në këto vite nuk ka dënuar askënd që vjedh energji.

Sipas drejtorit të shpërndarjes Thanas Gjika, në bazë të ligjit nga KESH, bëhet padi civile, duke hedhur në gjyq konsumatorin. Ekzekutorja është zyra e përmbarimit. Në bazë të vlerës së dëmit, nëse nuk paguhet sekuestrohet pasuria. Rreth 76% e zënë familjarët, që nuk paguajnë, 16% jo buxhetorët dhe 5% janë debitorë institucionet e shtetit dhe privat./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme