KESH dhe Përmbarimi nisin aksionin e sekuestrimit ndaj debitorëve – (16 Mars 2001)


KESH dhe Përmbarimi nisin aksionin e sekuestrimit ndaj debitorëve – (16 Mars 2001)

15:53 16/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, në bashkëpunim me zyrën e përmbarimit, policinë e rendit, si edhe gjykatën, ka vazhduar edhe sot aksionin e sekuestrimit ndaj debitorëve të saj. Kështu i është vënë kyçi fabrikës së ish-porcelanit, pasi kishte mbi dy vjet pa paguar energjinë. Nëse brenda pesë ditësh, detyrimi ndaj KESH-it nuk kryhet, atëherë kjo fabrikë, si edhe të gjitha mallrat që disponojnë debitorët bëhen pronë e KESH-it.

Po kështu sot janë bllokuar edhe disa lokale të ndryshme, si lojëra fati, restorante dhe bare. Aksionet e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, do të vazhdojnë në të gjithë vendin, për arsye që të rriten arkëtimet e të gjitha borxheve të prapambetura./tvklan.al






Të ngjashme