KESH Durrës vazhdon “luftën” me debitorët (21 Mars 2001)
KESH vazhdon luftën ndaj debitorëve në terren, por tashmë dhe në sallat e Gjykatës së Faktit. Në Durrës, sot në këtë institucion u zhvillua një tjetër proces, ndaj një tjetër debitori të filialit të KESH-it. Në këtë rast u vu përpara përgjegjësisë pronari i një punishteje qumështi i cili i detyrohet shtetit gati 1 milionë lekë të reja. Si ky proces priten të bëhen dhe të tjera në Gjykatën e Faktit të Durrësit. Ndërkohë në zyrat e Përmbarimit nga 1 janari deri më sot, janë ekzekutuar 33 dosje nga 47 që janë dërguar nga filiali.
4 të tjera priten të ekzekuzohen këto ditë. Të gjitha këto dosje kapin një vlerë materiale në shumën 12.6 milionë lekë të reja që KESH nuk i arkëtonte prej vitesh. Por, nuk mjafton me kaq. Drejtoria e filialit po përgatitet të kalojë në proces tenderimi dhe 20 dosje të tjera. Sipas përgjegjësit të zyrës së Përmbarimit Luan Hoti, një numër i tillë dosjesh të ekzekutuar në kaq pak ditë, nuk është hasur asnjë vit./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj