KESH fillon rikonstruksionin e HEC-eve lokale në Librazhd – (8 Dhjetor 2000)


KESH fillon rikonstruksionin e HEC-eve lokale në Librazhd – (8 Dhjetor 2000)

19:40 08/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kriza energjitike në vend po ndihet dita ditës. Për të mundësuar daljen nga kriza, specialistët e KESH, kanë filluar rikonstruksionin e hidrocentraleve lokale në rrethin e Librazhdit. Nga 7 hidrocentrale që gjenden këtu, një pjesë e tyre janë jashtë funksionit, që pas trazirave të vitit ’97, ndërsa pjesa tjetër të amortizuara prej vitesh.

Puna për rikonstruksionin ka filluar në veprat e Orenjës dhe të Lunikut, ndërsa dy minihidrocentrale lokalë të tjerë, kanë probleme në bllokun e marrjes së energjisë, si edhe në kolektorin e gjeneratorit. Kështu deri tani janë lëvruar 2.5 milion lekë të reja, ndërkohë që pritet fondi prej 30 milion lekësh të reja.

Amortizimi i pjesëve të vjetra të minihidrocentraleve, duhet patjetër të ndërrohen. Vënia në punë e këtyre veprave të vogla, por tepër të domosdoshme, do të zbuste në një farë mënyrë krizën energjitike në vend. Nëse prurjet e ujit janë normale, që këtej prodhohet rreth 20 mijë kilovatë/orë energji elektrike./tvklan.al






Të ngjashme