KESH-i edhe këtë vit probleme me energjinë – (8 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Edhe këtë vit KESH në prag të dimrit jep lajmin e keq, drita nuk do të ketë as sivjet. Ashtu si deri tani, që nga viti ‘91 e këtej, faji e ka thatësira, në fakt vendet fqinje me ne kanë qenë më të thata se ne, por atje as që bëhet fjalë të ikin dritat. Me gjithë paralajmërimet që na u bënë që në Gusht nga ministri Nako, përsëri gjatë Shtatorit, nuk e ndiem mungesën e energjisë dhe shpresuam se mund të ishte rregulluar diçka.
Çdo vit rritet numri i atyre që kanë borxh KESH-in. Nëse do të paguhej energjia e shpenzuar do të mirëmbahej rrjeti e do të blihej korenti për të gjithë vitin. Megjithëse edhe ky problem ka një dekadë që vazhdon përsëri të rregulltit paguajnë edhe për vjedhësit. Sipas të dhënave të KESH-it ne na duhet edhe njëherë më shumë energji nga ç’prodhojmë sot, ndërsa qytetarët mendojnë se kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë qeveria./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti