KESH-i në Durrës nis sekuestrimin e pasurisë për bizneset debitore – (28 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Me vendim të Gjykatës së Durrësit, filiali elektrik i KESH-it në bashkëpunim me punonjësit e përmbarimit, filluan sot sekuestrimin e pasurisë për ata që nuk i kanë paguar detyrimet e KESH-it në qytetin bregdetar. Kështu në bazë të ligjit për trajtimin e faturave të energjisë elektrike, firmës së ndërtimit Marini, iu sekuestrua një furgon tip benz dhe një mikrobus. Borxhi i firmës Marini, kapte vlerën rreth 550 mijë lekë të reja. Ndërsa lokali Venecia, u sekuestrua i gjithi, pasi vlera e borxhit shkonte në rreth 300 mijë lekë të reja./tvklan.al