KESH-i sekuestron pasurinë e lokaleve debitore në Tiranë – (28 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kështu ka nisur inventarizimi i pasurisë, së këtij lokali pranë Parkut Rinia, debitor ndaj KESH-it. Punonjës të KESH-it, së bashku me përmbarimin, mbështetur dhe nga forcat e rendit, po sekuestrojnë mallin e këtij lokali, duke e barazuar shumën e borxhit më atë që bllokohet. Ky lokal i detyrohet KESH-it 4 milion lekë të vjetra. Lokali do të qëndrojë i mbyllur bashkë me sendet brenda, 5 ditë në pritje për shlyerjen e borxhit. Drejtori i degës së shitjes thotë:
“Sot, po zbatohen urdhrat e nxjerra nga Gjykata e Rrethit Tiranë, për sekuestrimin e pasurive dhe mbylljen e lokaleve të gjithë debitorëve që janë ndaj KESH-it”.
Sot është sekuestruar pasuria e pesë lokaleve, debitor ndaj KESH-it. Shuma e mbledhur është tre milion lekë të reja. Ditët e tjera KESH-i dhe Përmbarimi, do të sekuestrojnë edhe në familjet debitore./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti