KESH, kufizime në energji elektrike (26 Janar 1999)
Intervistë lidhur me kufizimet e energjisë elektrike, KESH .
“Ditët e fundit ka një rendim të situatës energjitike të vendit, e cila lidhet me uljen në mënyrë të ndjeshme të prurjeve në Hidrocentralin e Fierzës dhe për pasojë në gjithë hidrocentralin e kaskadës së Drinit. Dhe konkretisht kuota në Hidrocentralin e Fierzës ka rënë në 273 metra nga 293. Komani ka rënë në 164 metra në 170 metra dhe Vau i Dejës në 68 metra nga 73 metra. Kësaj situate të rënduar si rezultat i uljes së prurjeve ka ndikimin e saj dhe djegia e transformatorit të Fierzës e cila ka sjellë uljen e kapacitetit prodhues në këtë hidrocentral dhe në gjithë sistemin energjitik të vendit. Të ndodhur para kësaj gjendje, si dhe nga mungesa e importimit të energjisë elektrike, KESH-i dje u detyrua që të bënte kufizime të ndjeshme në energji elektrike në gjithë vendin dhe veçanërisht në Tiranë. Me masat që u morën sot nga Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe KESH-i, u arrit që për të normalizuar këtë gjendje e cila u krijua nga ulja e prurjeve të hidrocentralit, të filloje qysh sot importi i energjisë elektrike nga vendet fqinje dhe konkretisht nga Greqia, e cila do të vazhdojë në përputhje me këtë situatë që kemi të prurjeve në hidrocentralet tona. Pra, nga dita e sotme furnizimi i konsumatorëve do të realizohet në nivelin e ditëve të mëparshme. Kufizimet që janë vënë re ditët e mëparshme kanë të bëjnë edhe me uljen e gjithë sistemit elektroenergjitik. Me këtë rast, përmes mediave i bëj apel të gjithë konsumatorëve të Shqipërisë dhe popullatës që të përdorin dhe të administrojnë energjinë elektrike. Gjithashtu që sot dhe në vazhdimësi, KESH-i ka marrë detyrë që ndaj konsumatorëve që nuk paguajnë energji elektrike duke përfshire edhe popullatën, të zbatojë ligjet e shtetit në fuqi. Pra do të ketë ndërprerje për konsumatorët që nuk paguajnë energji elektrike. Me këtë masë që do marrë KESH-i padyshim që do ketë mbështetje dhe unë këtë kërkoj që pushteti lokal në rang bashkie, komune, rrethi, prefekture dhe nga organet përkaëese të rendit, të cilat ligji i detyron për t’a mbështetur KESH-in në këtë veprimtari, duke theksuar ose duke
vënë theksin më tepër tek puna këmbëngulëse e KESH-it. Edhe një herë ju them që sot e tutje do shkojmë, nuk bëhet fjalë tani për të normalizuar shërbimet jetësore të popullatës siç janë spitalet, buka dhe uji, por të gjithë konsumatorët në atë nivel që ishin para ditës së djeshme.“ /tvklan.al