KESH, matësat e rinj të energjisë në Tiranë – (4 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Brenda një viti e gjysmë, në Tiranë do t’i jepet fund vjedhjes së energjisë. Matësat e rinj kolektiv, që vendosen në fund të çdo shkalle pallati, do t’i japin mundësi degës së shitjes, të vjelë para për aq energji sa harxhohet. Puna ka filluar në mjaft lagje të Tiranës, kryesisht brenda unazës, në zonat më të mbingarkuara dhe që kanë pasur më shumë humbje.
Ky investim që bëhet nga KESH në matje, ul 30% ngarkesën në kabinë dhe ndihmon në uljen e energjisë, që importojmë. Petraq Lika, drejtor i filialit Tiranë shpjegon.
Petraq Lika:- “Ky investim, do të sjelli një ulje në mënyrë të ndjeshme të nivelit të humbjeve, që vjen si pasojë e abuzimit. Ky abuzim është dy palësh edhe abuzimi i klientit, por edhe abuzimi nga personeli i filialit elektrik, që janë faturuesit. Kjo do të rriste edhe shumë shkallën e besueshmërisë të abonentit”.
Çdo kilovatë i harxhuar evidentohet vetëm në degën e shitjes, në bazë të kodit që identifikon, çdo abonent. Ky projekt do të vijë si ndihmë, në sajë të kredisë norvegjeze dhe grantit japonez./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti