KESH, ndërprerje të gjata të energjisë në Durrës – (6 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Errësira ka përfshirë lagjet e Porto Romanos dhe të Kënetës në qytetin e Durrësit. Mungesa e energjisë elektrike në këto zona, justifikohet me faktin se 80% e banorëve nuk paguajnë detyrime ndaj shtetit. Në zona të tjera të qytetit të Durrësit, energjia elektrike ndërpritet 14 orë në ditë.
Drejtori i filialit të KESH-it në Durrës, Vladimir Vrahoiti, u shpreh për TV Klan, se vetëm gjatë muajin Nëntor janë prerë 60 lidhje të paligjshme dhe u është ndërprerë energji elektrike 400 konsumatorëve, që nuk kanë paguar faturat. Gjobat ndaj kundravajtësve, arrijnë vlerën e 100 mijë lekëve të reja./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame