KESH nis rikonstruksionin e nënstacioneve në Elbasan – (22 Mars 2001)


KESH nis rikonstruksionin e nënstacioneve në Elbasan – (22 Mars 2001)

18:33 22/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, ka nisur rikonstruksionin e nënstacioneve në rrethin e Elbasanit. 8 milion dollarët për këtë investim, janë dhuruar nga qeveria norvegjeze dhe Banka Botërore. Brenda muajit Tetor do të ndërtohet linja e dytë shtesë, e cila do të dyfishojë fuqinë importuese të energjisë elektrike, nga 300 në 600 megavat/amper.

Kjo linjë është e gjatë 4 kilometra. Krahas investimit të ri KESH-i i ka dhënë Elbasanit, një drejtor të ri për filialin elektrik, inxhinierin Kujtim Qemolli.

Kujtim Qemolli:- “Ky nënstacion bashkë me nënstacionin 220 KW, përbëjnë krahun tjetër të peshores të sistemit energjitik, midis kaskadës së Dirinit dhe nënstacionit 400 KW, bëhet ekuilibrimi i sistemit tonë energjitik”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme