KESH: Reshjet kanë favorizuar eksportin
Rreshjet e ditëve të fundit kanë favorizuar eksportin e energjisë elektrike jashtë vendit. Sipas korporatës elektroenergjetike, kapaciteti eksportues sot arriti në rreth 10 milionë kilovat në ore, 5.5 nga të cilat në bazë të kontratave të lidhura u janë shitur kompanive EGL dhe EFT, ndërsa pjesa tjetër është depozituar në Kosove.
Sipas KESH, prodhimi ditor i energjisë ka zbritur në 18,3 milionë kilovat në orë për shkak të kërkesës më të ulët këto ditë festash në vend.
Niveli i ujit në Fierzq ka arritur ne 293,8 metra, me prurje që shkojnë në 900 metra kub në sekondë. Në këtë hidrocentral po punohet me kapacitet të plotë në mënyrë që të përdoret me efiçencë niveli i ujit dhe pa vënë në rrezik digën.
Tv Klan