KESH, Task Forca në aksion (20 Korrik 1999)
Task Forcë e mbështetur nga Drejtoria e KESH-it dhe Filiali në bashkëpunim me Policinë e Rendit nisin sot aksionin për ndërprerjen e energjisë të gjithë atyre subjekteve që e kanë vjedhur atë dhe nuk kanë lidhur kontrate. Pas prishjes së shumë lokaleve, ato që kanë mbetur kontrollohen imtësisht për shpërndarjen dhe mospagimin e energjisë.
E lindur si një speciale e KESH-it 5 muaj më parë, ajo ka ndërmarrë 250 prerje energjie dhe ka vendosur 270 gjoba, kryesisht firma ndërtimi që nuk kanë kontratë, lokale por dhe banorëve që i nënshtrohen një gjobe prej 200 mijë lekësh. Sot Policia e Rendit brenda në bingo ka zbuluar dhe armë pa leje. Një aksion i vetëm për përfundonme dy punë. Per kete shpjegon Pertef Hajdari, kryeinspektori i Task Forcë.
Pertef Hajdari: Sot kemi në plan për të bërë 15 prerje dhe në vazhdimësi gjithë këtë javë do bëjmë aksion për prerjen e energjisë elektrike. Të gjithë ata debitorë të cilët nuk kanë paguar lekët do tu mblidhen 100%, si familjare ashtu dhe shtetërore. Këto kanë mbi 3 muaj që nuk paguajnë energji elektrike, ka dhe 6 mua, ka dhe 2 vjet që nuk paguajnë energji elektrike. Tek firmat e ndërtimit abuzojnë shumë duke mos pasur as matësa për energjinë elektrike. I marrin në mënyrë abuzive krejtësisht energjinë elektrike.
Sipas tyre 40 mijë abonentë në Tiranë janë pa sahat dhe pa asnjë lloj pagese./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti