KESH ultimatum debitorëve për pagesën e energjisë – (16 Janar 2001)


KESH ultimatum debitorëve për pagesën e energjisë – (16 Janar 2001)

10:08 16/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

KESH-i i ka dhënë ultimatumin e fundit debitorëve. Data 31 Janar, do të jetë afati që Korporata Elektroenergjitike ka vendosur për të gjitha subjektet private, buxhetore, jo buxhetore, si dhe famijarët. Pas kësaj date në zbatim të ligjit të miratuar nga qeveria, lidhur me trajtimin e faturave të energjisë, KESH-i do të marrë masa të rrepta.

Kështu për të gjithë kategoritë e debitorëve, që pas datës 31 Janar nuk kanë paguar energjinë elektrike do të bëhet sekuestrimi i pasurisë. Një masë tjetër do të jetë edhe ngrirja e depozitave për subjektet private debitore, deri në shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH-it. Për realizimin e këtij procesi, KESH-i ka nisur dokumentacionin e debitorëve në gjykatë dhe pranë zyrave të përmbarimit./tvklan.al






Të ngjashme