KESH vendos heqjen e kufizimit me energji elektrike për Tiranën – (31 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Korporata Elektroenergjitike, ka vendosur heqjen e kufizimit për furnizimin me energji elektrike për Tiranën, duke thënë se situata është përmirësuar ditët e fundit. Ende nuk dihet se pas kësaj KESH-i do të heq kufizimet e dritave dhe në rrethe të tjera të vendit. Shkak për këtë zbutje të masave kundër krizës së dritave ka qenë rënia e reshjeve të shiut në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë ditëve të fundit.
Këto reshje kanë shtuar prurjet në lumenj dhe për pasojë kjo ka çuar në rritjen e nivelit të liqeneve në hidrocentrale. Meteorologët parashikojnë rënien e shirave dhe gjatë ditëve në vazhdim. Megjithatë KESH, vazhdon të zbatojë masat e saj, kundër debitorëve të faturave të energjisë elektrike. Gjykata e Faktit në Tiranë ka lëshuar urdhrat e para për sekuestrimin ndaj personave që nuk kanë shlyer detyrime gjatë shtetit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame