Këshilla për një drekë të shëndetshme për fëmijët


Këshilla për një drekë të shëndetshme për fëmijët

17:50 16/09/2016

A jeni të sigurt që fëmija juaj ha drekë të shëndetshme?

Në supermarkete, raftet janë të mbushura me patatina dhe shumë prindër u japin fëmijëve të tyre ushqime të cilat kanë shumë kripë, sheqer ose yndyrë.

Por gjëja e mirë e drekës së paketuar nga shtëpia është se bën një ndryshim të dukshëm në marrjen ditore të vlerave ushqyese për fëmijën.

ushqim

Charlotte Evans, një pedagoge në universitetin e Leeds, zbulon sekretin e një vakti të paketuar të shëndetshëm:

•Fusni të paktën 2 porcione frutash dhe perimesh.

•Sanduiçët janë të shkëlqyer për sigurimin e karbohidrateve.

•Fëmijët zakonisht pëlqejnë ushqime të cilat mund t’i hanë me duar, pra copëtoni perime të ziera, si karotat ose djathë të bardhë. Mbështillini me letër alumini që të mos thahen.

•Çokollatat nuk janë të nevojshme sepse përmbajnë shumë sheqer. Në vend të tyre vini fruta të freskëta ose bajame./tvklan.al





Të ngjashme