Këshilla për përjetimin e eklipsit – (10 Gusht 1999)


Këshilla për përjetimin e eklipsit – (10 Gusht 1999)

14:43 10/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Çfarë duhet të bëjmë që nesër të mos pësojmë asnjë dëmtim dhe ta përjetojmë pa panik eklipsin diellor. Mediat, mjeket, shkencëtarët, por dhe Ministria e Shëndetësise Shqiptare ka nxjerrë udhezuesin praktik për ditën e nesërme. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre mund të përmblidhet në disa këshilla të thjeshta.

Askush nuk duhet të shohë me shikim të lirë eklipsin e diellit, gjatë minutave kultore të ndodhjes së tij. Sipas studimeve shikimi deri në 35 sekonda pa ndërprerje i kësaj dukurie është fatal për fatin e shikimit tonë. Për të apasionuarit e këtij fenomeni dhe amatorët këshillohet shikimi i dukurisë me syze speciale.

Por meqënëse në tregjet e Shqipërisë ky mjet nuk mundi të arrijë mund të përdorni si mjet mbrojtës filma të djegur ose syze të erreta dielli xhamat e të cilave duhen lyer me blozë qiriu. Astronomët këshillojnë që kafshët shtepiake duhen mbyllur në ambjentet e tyre.

Për të apasionuarit e vëzhëgimit të fenomeneve qiellore, për ta pare sa me mire eklipsin nesër u rekomandohet që të ngjiten në lartesitë e majave më të afërta, psh. banorët e Tiranës mund të ngjiten në malin e Dajtit. Gjithësesi këshilla më e mirë sipas specialistëve dhe psikologëve është mos rënia në panik dhe depresion, por përjetimi i tij si një dukuri e zakonshme e natyrës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme