Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, opozita nuk voton


Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, opozita nuk voton

14:57 26/04/2018

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.

Por ky propozim nuk u votua nga anëtarët demokratë dhe të LSI të Këshillit Bashkiak, të cilët kishin braktisur mbledhjen. Vendosja e bustit të Pjetër Arbnorit u miratua vetëm me votat e këshilltarëve të majtë. Në Janar të vitit 1990, Pjetër Arbnori mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit.

Po në të njëjtin vit ai ishte bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

/tvklan.al






Të ngjashme